Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë”
Me 10 pikë në 4 ndeshje, Zinedine Zidane i ka bërë një nisje thuajse perfekte aventurës së tij në krye të Francës, por tani Zizu duhet kujdeset për një çështje që shqetëson prej kohësh “gjelat”, konfliktet apo pakënaqësitë brenda dhomave të zhveshjes. Për sfidën e radhës, atë kundër Italisë, Zidane duket të bëjë llogaritë pa lojtarë si Pierre Kalulu, Marcus Thuram dhe Tchouameni, të tre të padisponueshëm për momentin, ndërsa mungesa më e madhe është ajo e Ousmane Dembele.
Pa “bomberin” e PSG në dispozicion, Zidane është i detyruar t’i ndryshojë pozicionin Kylian Mbappe, duke e spostuar në qendër të sulmit. Pikërisht, kjo dyshe, Mbappe-Dembele, është kthyer së fundmi në një shqetësim me vete për Zidane.
Sipas L’Equipe, mes dy yjeve të Francës ka një krisje të fortë, madje e përditshmja franceze shton se të dy nuk flasin ndërmjet tyre. Shkak për këtë krisje është bërë fushata e fundit për “Topin e Artë”, ku Dembele u anashkalua edhe pse ishte fituese e Champions League.
L’Equipe zbulon se Mbappe i ka dërguar një “sms” Dembele-s për t’u sqaruar, por sulmuesi i PSG nuk i ka kthyer përgjigje. Në kushte të tilla, Mbappe po pret që edhe një herë të vendos diktatin e tij, të tregojë rëndësinë dhe peshën e tij, brenda Francës pikërisht në fushës e lojës, në dy sfidat e radhës, kundër Italisë dhe Turqisë.
