“Pankina e Artë 2026” në Itali, Chivu lë pas Fabregas dhe Gasperini-n
Cristian Chivu u shpall fitues i “Pankinës së Artë2026” në Itali, me teknikun zikaltër që la pas në këtë garë emra si Cesc Fabregas dhe Gian Piero Gasperini. Chivu mori 16 vota nga 43 mundshme, nga kolegët e tij në Itali, ndërsa në vendin e dytë, me 4 vota më pak u renditet Fabregas i cili gjithashtu zhvilloi një super sezon me Comon. Ky ishte një trofe i merituan për Cristian Chivu-n i cili në sezonin e tij të në krye të Inter arriti të fitojë titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë. Tekniku rumun u shfaq i prekur pasi fitoi këtë trofe të rëndësishëm në aspektin personal:
“Është gjithnjë kënaqësi të vlerësohesh me një trofe të tillë. Falënderoj shoqërinë dhe lojtarët, të cilët gjithmonë transformojnë idetë e trajnerëve në rezultate. Falënderoj edhe familjen time e cila është gjithnjë përkrah meje në suksese, por mbi të gjitha është në krah gjatë humbjeve të mia”, u shpreh trajneri i Inter.
Për Chivu-n ky trofe është kurorëzimi i një basti të fortë pasi zbarkoi në Milano, në krye të Inter, në një moment të vështirë pasi nga Inter ishte larguar një trajner si Simone Inzaghi. Dyshimet mbi të ishin shumë të forta pasi Inter ishte ekipi i tij i parë në Serie A, por në fund ia doli të triumfojë duke fituar dy trofetë më të rëndësishëm në Itali.
