Tue, Nov 17, 2026

Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës

Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës
  • PublishedNovember 17, 2026

Lionel Messi mbylli kapitullin me ekipin përfaqësues, por lidhja e tij e fortë me Argjentinën mund të mos ndërpritet kurrë. Në moshën 39-vjeçare, pas 208 ndeshjeve dhe 126 golave, kapiteni legjendar vendosi të largohej nga Argjentina, por në mënyrë të papritur trajneri Scaloni hap një opsion të ri për idhullin e tifozëve.

Në vigjilje të miqësores kundër Costa Rica-s, Scaloni i hap derën Messi-t për një rol të ri në përfaqësuese, atë të ndihmës trajnerit, në një kohë kur Walter Samuel ka njoftuar largimin e tij nga Argjentina:

“Mendoj se Messi do të vijoj të luajë futboll. Besoj se ai do të luajë edhe pas Botërorit 2030, ai do të luajë deri sa fiziku i tij do t’ia mundësojë. Nëse ai dëshiron të vijë këtu, nuk ka asnjë problem për mua, për më tepër tani që edhe Walter ka vendosur të largohet”, u shpreh Scaloni.



“ ✓”