Historia e veçantë e Hysaj, performancat pozitive të anësorit shkodran bëjnë jehonë në Itali
Performancat shumë poztive në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren për Elseid Hysaj kanë tërhequr vëmendjen edhe në Itali. “Sportmediaset” ditën e sotme ka vënë theksin tek situate e veçantë e anësorit Shkodran, i cili pavarësisht se është pa kontratë që prej 30 qershorit, pas përfundimit të marrëveshjes me Lazion, ai vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Rolando Maran.
Trajneri italian nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim rëndësinë e Hysajt në skuadër dhe mbrojtësi i djathtë ia ka shpërblyer besimin në fushën e lojës. Fillimisht, ai dhuroi një asist në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, të enjten e kaluar, ndërsa 3 ditë më vonë arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës në suksesin me të njëjtin rezultat ndaj Bjellorusisë.

