“Tym i bardhë”, Inter-Çalahanoglu drejt rinovimit, kontratë 2 vjeçare
Interi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rinovimit të kontratës me Hakan Calhanoglu. Zikaltërit kanë paraqitur ofertën zyrtare për mesfushorin turk dhe tashmë presin përgjigjen e agjentit të tij, Gordon Stipic. Propozimi parashikon një kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon të tretë.
Paga bazë do të jetë disi më e ulët se aktualja, por përmes bonuseve të ndryshme lojtari mund të përfitojë deri në 6 milionë euro në sezon. Palët pritet të vijojnë kontaktet në ditët e ardhshme, ndërsa drejtuesit e Interit janë optimistë për arritjen e marrëveshjes, duke besuar se Calhanoglu dëshiron të vazhdojë karrierën në Milano.
Deri më tani mesfushori turk ka arritur të realizojë 3 gola në 9 paraqitje me fanellën zikaltër në Serie A.
