Fri, Nov 20, 2026

Leo Messi, lojtari më i paguar në MLS, e ndjek Lewandowski

Leo Messi, lojtari më i paguar në MLS, e ndjek Lewandowski
  • PublishedNovember 20, 2026

Lionel Messi mbetet lojtari më i paguar në MLS, referuar të dhënave të bëra publike nga sindikata e lojtarëve. Legjenda argjentinase ka një kontratë të vlefshme me Inter Miami deri në vitin 2028, ndërsa përfiton 28,3 milionë dollarë në vitit. Ajo që bie në sy, është fakti se kontrata e Messit është progresivë, vjen në rritje vit pas viti. Sipas të dhënave, Messi përfiton 8 milionë dollarë më shumë këtë vit, duke vërtetuar në këtë mënyrë se mosha është thjesht një numër.

Në vendin e dytë, si lojtari më i paguar në MLS është Robert Lewandowski, i transferuar së fundmi te Chicago. “Bomberi” polak përfiton 19,51 milionë dollarë në vit nga kontrata e tij e parë në MLS.

Në vendin e tretë në këtë renditje milionerësh është Antonie Griezmann, një tjetër njohje e vjetër e La Liga-s, pjesë e Atletico Madrid prej vitesh. Sulmuesi francez përfiton në MLS 13,94 milionë dollarë. Këto shifra, konfirmojnë edhe një herë pse MLS është kthyer në një oaz i preferuar për yjet e futbollit botëror të cilët janë në fund të karrierës.



“ ✓”