Tirana, flet trajneri pas ndeshjes: Kishim plan B, por ishte e vështirë ndaj Vorës
Dean Klafuriç, trajneri i Tiranës, analizoi barazimin ndaj Vorës.
“Pjesën e dytë e luajtëm më mirë se të parën. Dhe në pjesën e parë ne ishim ekipi më i mirë. Ndodhi e njëjta gjë si me Elbasanin, që në pjesën e dytë ne luajtëm më mirë.
Zëvendësimet tona ishin të mira. Kur i zëvendësuam lojtarët, ishim edhe më mirë në pjesën e dytë. Duhet të justifikohem për Xhixhën, dje ishte me temperaturë gjatë natës. Është shumë i rëndësishëm për ne. Ndaj vendosa që ta nis nga fillimi me Xhixhën sepse është i rëndësishëm. Ishte e dukshme që ishte i lodhur. Kjo ishte arsyeja përse e ndërrova.
Kishim plan B, por Vora është skuadër shumë e vështirë dhe shumë e vështirë të luash kundër tyre. Pas Teutës, janë më agresivët në pjesën defensive. Shumë e vështirë të luash kundër Vorës. Ne luajtëm shumë mirë. Nuk ka arsye të ndryshonim diçka. Kontrolluam lojën dhe pse të vendosim një plan B? Nuk është koha për plan B, nëse po kontrollon lojën. Mendoj se merituam sot që të fitonim. Kjo ishte ndeshje shumë e vështirë për shkak të kundërshtarit. Nëse nuk e fiton, është mirë që nuk humbet. Ne nuk humbëm, është në rregull që morëm 1 pikë. Psikologjikisht nuk është keq. Me sjelljen dhe çfarë lojtarët dhanë jam i kënaqur, por jam i mërzitur për pikët”, u shpreh Klafuriç.
