Tue, Nov 24, 2026

Ferran Torres “i fiksuar” pas Valencias, blen zyrtarisht zyrat e klubit në ‘Mestalla’

Ferran Torres “i fiksuar” pas Valencias, blen zyrtarisht zyrat e klubit në ‘Mestalla’
  • PublishedNovember 24, 2026

Ferran Torres ka bërë një lëvizje të rëndësishme jashtë fushës së futbollit, duke investuar rreth 7 milionë euro në pasuri të paluajtshme në qytetin e Valencias.

Sulmuesi i PSG-së ka blerë ndërtesën ku ndodhen aktualisht zyrat administrative të Valencia-s, pranë stadiumit “Mestalla”. Prona ka një sipërfaqe prej afro 5 mijë metrash katrorë dhe përbëhet nga kati përdhes dhe pesë kate të tjera.

Interesant është fakti se Valencia nuk do të largohet menjëherë nga ambientet, por do të vazhdojë t’i përdorë ato me qira deri në transferimin në stadiumin e ri, “Nou Mestalla”, i planifikuar për verën e vitit 2027.

Torres, i cili është rritur në akademinë e Valencias, nuk e ka këtë investimin e parë në atë zonë. Ai zotëron edhe një ndërtesë tjetër me rreth 50 zyra pranë stadiumit.

Pas transferimit të pronësisë, futbollisti synon ta rikonstruktojë ndërtesën dhe ta mbajë në funksion si hapësirë zyrash.

Nga ana tjetër, shitja i sjell Valencias rreth 7 milionë euro të ardhura, të cilat mund t’i shërbejnë klubit edhe për përforcimet në merkaton e janarit.

Kështu, ish-talenti i Valencias është kthyer në një investitor të rëndësishëm në qytetin ku nisi karrierën, duke marrë një rol krejt tjetër në raport me klubin që e formoi.



“ ✓”