Tue, Nov 24, 2026

Divorci 2.9 miliardë dollarë, ish-bashkëshortja e oligarkut rus kërkon një nga shumat më të mëdha në histori

Divorci 2.9 miliardë dollarë, ish-bashkëshortja e oligarkut rus kërkon një nga shumat më të mëdha në histori
  • PublishedNovember 24, 2026


Një proces divorci në Londër mund të shndërrohet në një nga çështjet më të kushtueshme të ndarjes së pasurisë në historinë e Britanisë së Madhe.

Natalia Potanina, ish-bashkëshortja e miliarderit rus Vladimir Potanin, po kërkon një dëmshpërblim prej rreth 2,9 miliardë dollarësh, duke pretenduar se divorci i tyre i përfunduar në Rusi në vitin 2014 nuk u trajtua në mënyrë të drejtë.

Vladimir Potanin është një prej biznesmenëve më të pasur të Rusisë dhe drejtues i kompanisë gjigante të minierave Norilsk Nickel.

Image

Në padinë e re në Londër, Natalia pretendon se lidhjet e ish-bashkëshortit me presidentin rus Vladimir Putin kanë ndikuar në procesin gjyqësor në Rusi dhe se ajo nuk ka marrë një gjykim të drejtë.

Çështja është veçanërisht e rëndësishme për shkak të shumës së kërkuar dhe pasurisë së përfshirë. Ajo rikthen në vëmendje betejat ligjore që zhvillohen mes familjeve të oligarkëve rusë, veçanërisht kur pasuritë dhe interesat financiare shtrihen në disa vende.