Tue, Nov 24, 2026

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan
  • PublishedNovember 24, 2026

Cristian Shpendi ka zhvilluar një paraqitje fantastike me fanellën e Cesenas, duke realizuar tre gola në përballjen ndaj Ascolit.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut në këtë takim, duke tundur rrjetën fillimisht në minutën e 69-të, ndërsa shënoi edhe dy gola të tjerë në 10 minutat e fundit.

Cesena dominoi sfidën, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Ascolit, ndërsa Shpendi konfirmon edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në futbollin italian. Theksojmë se Shpendi është një nga më të mirët në Serie B.



“ ✓”