Gordon bën “bomberin”, Barça “thyen” Sabah me “poker” golash, Flick: Nuk ishte e lehtë
Me Raphinha në stol, pa Yamal e Rodri, Hansi Flicik bëri një rotacion të lehtë përballë Sabah, duke hedhur në fushë një tredhëmbësh të ri, me Jesus në qendër të sulmit i mbështetur nga Gordin dhe Adeyemi, një lëvizje kjo që rezultoi fituese pasi të tre lojtarët gjetën rrugën e rrjetës duke dalë me 3 pikë nga Azerbajxhani pas suksesit 4-1.
Protagonist absolut i këtij takimi ishte Gordon, me sulmuesin anglez që realizoi një “dopjetë” golash, i pari në minutën e 31-të. Me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi anglez, thuajse në të njëjtën formë gjeti edhe golin e dytë duke i dhënë Barçës qetësinë e duhur për të administruar këtë transfertë. 4 minuta më vonë, ishte radha e Adeyemi-t, me sulmuesin gjerman që u shërbyer pastër në shtyllën e dytë duke dërguar shifrat në 0-3. Barça nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 60-të ishte Gabriel Jesus, me sulmuesin brazilian që përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke kompletuar “pokerin” e golave. Sabah gjeti golin e nderit në minutën e 63-të, por vetëm kaq, pa i prishin Barçës festën, me ekipin e Flick që fut në xhep një tjetër trepikësh duke u renditur në vendin e katër në kuotën e 12 pikëve.
Pasi i thuri elozhe treshes së sulmit, mbi të gjitha Gordon, Hansi Flick u shpreh i kënaqur për këtë fitore ndaj një rivali si Sabah: “Jam i kënaqur. Nuk është e lehta në ndeshja të tilla, Sabah nuk kishte asgjë për të humbur. Në pjesën e parë kishim 70% kontrollin e topit, por bëmë gabime të panevojshme. Megjithatë, jam i lumtur për tre pikët dhe për nivelin e intensitetit të shfaqëm në fillimin e pjesës së dytë”, u shpreh Hansi Flick.
