Ezra Frech fiton trofeun e ‘Dancing with the Stars’, 86 milionë vota në finalen spektakolare
Atleti paralimpik amerikan Ezra Frech ka fituar sezonin e 35-të të spektaklit “Dancing with the Stars”, duke triumfuar së bashku me partneren e tij profesioniste, Daniella Karagach. Fitorja u shpall pas finales së madhe, ku çifti mori vlerësime maksimale për të tria performancat e tyre.
Sipas informacionit të publikuar nga Reuters, gjatë finales treorëshe u regjistruan më shumë se 86 milionë vota. Në moshën 21-vjeçare, Frech arriti të tërheqë vëmendjen jo vetëm për aftësitë në kërcim, por edhe për mesazhin që përcjell për përfshirjen dhe mundësitë e personave me aftësi të kufizuara.
Fitorja e tij shihet gjithashtu si një mundësi për të rritur interesin ndaj Lojërave Paralimpike të Los Angeles 2028.
