Sat, Nov 22, 2025

Shqipëria arreston ish-luftëtarin e UÇK-së për ta ekstraduar në Hagë

Shqipëria arreston ish-luftëtarin e UÇK-së për ta ekstraduar në Hagë
  • PublishedJuly 31, 2023

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestua në Tiranë të hënën me një urdhër-arresti të lëshuar nga të Kosovës me qendër në Hagë, e cila po gjykon ish-luftëtarë për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë tha se Goxhaj dyshohet për veprat penale të “kanosjes gjatë procedimit penal” dhe “pengimit të funksionarëve në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Fillimisht nuk u dhanë më shumë detaje për krimet e dyshuara.

Dhomat e Specializuara të Kosovës thanë se kanë kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e Goxhajt dhe dorëzimin e tij në gjykatën e Hagës.

“Z. Goxhaj do të ndalohet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e z. Goxhaj në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, thuhet në një deklaratë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ky është rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës ku arrestohet një shqiptar nga Shqipëria.

Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë ish-luftëtarë të UÇK-së për krime lufte duke përfshirë vrasje, torturë dhe ndalime të paligjshme.

Në mesin e atyre që tashmë janë në gjyq janë ish-presidenti i Kosovës, , dhe ish-kryetari i parlamentit, , të cilët ishin figura të larta të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Të dy janë vetëdeklaruar të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.