Fri, Aug 22, 2025

Zyrtare, kontratë deri në vitin 2028, kapiteni rinovon me Napolin

  • PublishedAugust 5, 2023

Pas njoftimit të presidentit De Laurentiis, mbërrin edhe njoftimi zyrtar i Napolit, ku në rrjetet sociale shkruhet se është rinovuar kontrata e kapitenit Giovanni Di Lorenzo deri në vitin 2028.

“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për paraqitjet sportive të futbollistit Giovanni Di Lorenzo deri më 30 qershor 2028” – Shkruan klubi. Mbrojtësi luajti 37 ndeshje në sezonin që kaloi, ku shënoi 3 gola dhe asistoi 4 herë. Di Lorenzo ka luajtur më parë për Matera dhe Empoli.

()

AlbaniaWeb.net