Thu, Aug 21, 2025

Zyrtare, pritjes i vjen fundi, sulmuesi shqiptar nënshkruan në Serie A

  • PublishedAugust 5, 2023

Stiven Shpendi është lojtari më i ri i Empolit. Lajmi është dhënë nga klubi i Serie A, me një postim në rrjetet sociale.

Sa i përket formulës së transferimit të lojtarit shqiptar, bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerje nga Cesena. “Stiven Shpendi është futbollisti i ri i bluve. Sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2003 vjen si huazim për 24 muaj me detyrim blerje nga Cesena” – Shkruan Empoli.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21 ka luajtur më parë në në Serie C. Edicioni më i mirë futbollistik i tij është ai 2022/2023, ku Shpendi realizoi 13 gola.

()

AlbaniaWeb.net