Sun, Dec 7, 2025

Zyrtare, Vllaznia ndërhyn në merkato, firmos mbrojtësi

Zyrtare, Vllaznia ndërhyn në merkato, firmos mbrojtësi
  • PublishedAugust 8, 2023

Xhelil Asani ka firmosur me Vllazninë. Mbrojtësi i njohur ka nënshkruar një kontratë për shkodranët, të vlefshme për dy sezone.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e familjes kuqeblu është bërë edhe futbollisti Xhelil Asani. Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa për dy sezonet e ardhshëm, lojtari që luan në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë pjesë e jona. Mirë se erdhe Xhelil!”, shkruan Vllaznia. Vllaznia synon që të fitoj trofe në sezonin që vjen.

()

AlbaniaWeb.net