Thu, Aug 21, 2025

Botërori i Femrave/ Franca bie pas 20 penalltive, Anglia “fluturon” në gjysmëfinale

  • PublishedAugust 12, 2023

Sot u luajtën ndeshjet e radhës për fazën çerekfinale të Botërorit të Femrave. Koha e rregullt mes Australisë dhe Francës nuk prodhoi fitues, teksa sfida përfundoi 0-0. Vajzat australiane u kualifikuan në gjysmëfinale pas penalltive, me numrin e 11-metërshave të ekzekutuar që shkoi në shifrën e 20 të tilla-ve.

Anglia triumfoi 2-1 ndaj Kolumbisë. Britaniket e panë veten në disavantazh pas golit të Santos, por përmbysën llogaritë me Hemp dhe Russo.

Kështu, sa i takon gjysmëfinaleve, tashmë janë përcaktuar. Australia mat forcat me Anglinë, sakaq Spanja do provojë të mundë Suedinë.

Ndeshjet gjysmëfinale:

Australi – Angli

Spanjë – Suedi

()

AlbaniaWeb.net