VIDEO/ Partizani dhe Roma gati për miqësoren, ja si është atmosfera në “Air Albania”
Partizani dhe Roma luajnë sot një miqësore shumë interesante në “Air Albania”, një stadium që sjell padyshim kujtime të mira për verdhekuqtë e Murinjos që fituan aty një vit më parë Ligën e Konferencës.
Interesimi për ndeshjen ka qenë maksimal, por duke qenë një miqësore vere, edhe tifozët nuk janë ngutur që të shkojnë shumë shpejt në impiantin kryeqytetas, siç shihet nga pamjet e xhiruara vetëm 30 minuta para fillimit të takimit mes dy skuadrave. PanoramaSport