Sun, Jul 6, 2025

Sot Kuvendi Kombëtar i PD, mbi 50 anëtarë të degës Gramsh pritet të nisen drejt Tiranës

  • PublishedSeptember 2, 2023

Në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet sot i thirrur nga Lulëzim Basha për disa  ndryshime statutore nga rrethi i Gramshit pritet të marrin pjesë mbi 50 anëtarë të partisë  demokratike.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i partisë demokratike Gramsh, Erald Çarçiu.

Në një komunikim me gazetarin Shkëlzen Henkoja  ai u shpreh se nga konfirmimet që kanë marrë nga anëtarsia pritet që sot drejt Tiranës të marrin pjesë mbi 50 anëtarë.

Transporti i tyre do të bëhet me automjetet e tyre personale.

AlbaniaWeb.net