Quajeni mister CR850/ Ronaldo nuk njeh limite, me Al Nassr kap shifrën e frikshme, e kërcënon vetëm…Messi
850 gola në karrierë, C.Ronaldo bëhet lojtari i parë në botë që arrin këtë shifër. Pavarësisht se në moshën 38-vjeçare, CR7 nuk njeh limite dhe as që ka ndërmend të ndalet. Ylli portugez realizoi golin e katërt për ekipin e tij Al Nassr në suksesin 5-1 që arritën kundër Al Hazem. Ky ishte goli i tij i 6-të në katër ndeshje në Saudi Pro League, është ai golashënuesi më i mirë në Arabinë Saudite.
Në karrierën e tij 21 vjeçare, e nisur më 7 tetor 2002, Ronaldo ka shënuar 5 gola me Sporting Lisbona, 145 me Man.United, 450 gola me Real Madrid, 101 me Juventus, 123 me Portugalinë dhe 25 gola me Al Nassr.

Rivali i vetëm i Ronaldos në këtë garë mbeti i përhershmi, Lionel Messi. “Pleshti” ka realizuar deri në këtë pikë të karrierës 829 gola, por në SHBA po kalon një rini të dytë duke shënuar në vazhdimësi. Pavarësisht se të ndarë prej kohësh, dy yjet e botës vijojnë të rivalizojnë në distancë, këtë herë për rekorde që duken të pathyeshëm.
()