Jetonin në skamje, merr përgjigje apeli për ndihmë i familjes Prendi në fshatin Iballë, nis puna për rikonstruktimin e banesës

Tashmë apelit për ndihmë të Marjana Prendit në fshatin e thellë të Iballës i është përgjigjur biznesmeni Shkëlzen Cara, i cili realizoj rikonstruksionin e plotë të banesës dhe mobilimin e saj me të gjithë orenditë e nevojshme për një jetë normale.
z. Prendi u përgëzua dhe nga kreu i bashkisë se Fushë Arrëzit, Hil Curri, i cili tha se njerëz të tillë si biznesmeni Cara i duheshin zonave të thella veriore ku ende njerëzit jetojnë në vështirësi ekstreme.
Krahas orendive familjes Prendi, i mbërritën dhe ushqime, rroba dhe pajise të tjera për fillimin e vitit të ri shkollor. I zoti i shtëpisë karakterizohet nga problem të shëndetit mendor çfarë ka bërë që shpesh të përfshihet në dhune ndaj anëtarëve te familjes në vështirësi të tejskajshme ekonomike ne fshatin e thellë te veriut shqiptar.
Pak kohë me pare familja e Shkëlzen dhe Marjana Prendi apeluan për ndihme dhe në News24.
()
