Fri, May 8, 2026

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”, tifozët e Kosovës “godasin” me banderolën (VIDEO)

“Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”, tifozët e Kosovës “godasin” me banderolën (VIDEO)
  • PublishedSeptember 9, 2023

Në çdo ndeshje të Kosovës, mbështetja e tifozëve ka qenë mjaft e madhe. Edhe këtë herë nuk mund të bënte dallim, teksa numri i atyre që janë në përkrahje të ekipit në sfidën ndaj Zvicrës është mjaft i madh.

Në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, nuk ka munguar një banderolë, e cila i ka rënë në sy të gjithëve. “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë” – Shkruhej aty. Kosova gjendet në grupin I, së bashku me Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën. Pas Zvicrës, takimi i radhës është ndaj Rumanisë.

 

()

AlbaniaWeb.net