Sun, May 11, 2025

VIDEO/ Interesim i madh për Kombëtaren, policia patrullon me mesazhe për tifozët

  • PublishedSeptember 10, 2023

Kombëtarja luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme kundër Polonisë dhe duke parë interesimin e jashtëzakonshëm për këtë takim, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të parandaluar incidentet e mundshme.

Në fundmi, nëpër rrugët e kryeqytetit, policia po patrullon duke dhënë mesazhe për ndeshjen e mbrëmjes, aty ku njoftohet për rregulloren e stadiumit, mjetet që lejohen dhe ato që ndalohen në stadium, e të tjera rregulla të nevojshme për tifozët që do të jenë në stadium.

Mesazhet zanore, jepen në gjuhën shqipe, anglisht dhe në polonisht në mënyrë që të jetë sa më e lehtë për tifozët që të kuptojnë mesazhin e dhënë. Për ndeshjen ndaj Polonisë, janë shitur të gjitha biletat. PanoramaSport

 

AlbaniaWeb.net