Fillon së shpejti! Dalin pamjet e para nga shtëpia e BBV
Teksa pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, drejtuesi i spektaklit Alaudin Ahmiti ka publikuar pamjet e para nga shtëpia ku po bëhen punimet e fundit.
Në videon e publikuar nga moderatori në Instagram, shfaqet një kënd i shtëpisë së famshme, ku duket se është oborri ku po bëhen dhe punimet përmbyllëse.
https://www.youtube.com/watch?v=8knDR_2NWSM
‘Mirmëngjes nysa’, shkruan moderatori, referuar pseodonimit që ai pëdorte për banorët.
Pas një edicionit të suksesshëm, në televizionin e Klan Kosova në muajin tetor do të transmetohet edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Kosova’, por deri më tani nuk janë zbuluar detaje të tjera.