Thu, Sep 4, 2025

VIDEO/ Humbi jetën pas trajtimit në klinikë, qytetarët marshojnë dhe ndezin qirinj për 3-vjeçarin: Bluzat e bardha të shpëtojnë jetë, jo të marrin!

  • PublishedOctober 8, 2023

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë nisur një marshim ditën e sotme në solidarizim me rastin e rëndë ku një 3-vjeçar humbi jetën pas trajtimit në një klinikë dentare në kryeqytet.

Qytetarët kanë shoqëruar marshimin e tyre me pankarta ku shkruhen mesazhe të ndryshme, mes të cilave edhe: Bluzat e bardha duhet të shpëtojnë jetë, jo të marrin.

Pas marshimit qytetarët kanë ndezur edhe qirinj në nder të të miturit që humbi jetën tragjikisht para disa ditësh.

AlbaniaWeb.net