Wed, May 6, 2026

Një ditë pas përjashtimit nga Kryesia e PD, Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar

Një ditë pas përjashtimit nga Kryesia e PD, Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar
  • PublishedOctober 10, 2023

Një ditë pas përjashtimit nga Kryesia e PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhjen e grupit do të jetë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një njoftimi mësohet se mbledhja do të mbahet pranë Kryesisë së Kuvendit, pas së cilës pritet të flasin edhe për mediat.

“Sot, në ora 13:00, në Kryesinë e Kuvendit zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi do të japin një prononcim për mediat.”, shkruhet në njoftim.

Takimi vjen vetëm një ditë pasi Kryesia e Partisë Demokratike përjashtoi nga partia Gazment Bardhin, me arsyetimin se “ka bashkëpunuar me individë të sanksionuar si non grata, kundër PD”.

()

AlbaniaWeb.net