Wed, May 6, 2026

Kërkoi pushimin e çështjes, rrëzohet ankimimi i Lefter Allës, çështja kalon për gjykim

Kërkoi pushimin e çështjes, rrëzohet ankimimi i Lefter Allës, çështja kalon për gjykim
  • PublishedOctober 10, 2023

Kalon për gjykim çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e Allës për pushim të çështjes.

Ish-kryebashkiaku Alla dhe 10 të tjerë kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa dy të pandehur të tjerë kërkuan gjykim të zakonshëm.

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

AlbaniaWeb.net