“Fake News”, agjenti i sulmuesit Osimhen i përgjigjet thashethemeve të fundit

Në orët e fundit janë përhapur disa thashetheme sipas të cilave sulmuesi Victor Osimhen është gati të ndryshojë agjent, duke lënë pa punë Roberto Calendan dhe duke preferuar një zgjidhje tjetër.
Gjithsesi, vetë agjenti i lojtarit të Napolit, Calenda përmes një postimi në Twitter, ka reaguar menjëherë.
“Unë po mendoja konkretisht për t’iu përgjigjur këtij personi, por më pas lexova se ka muaj që shkruan lajme të rreme për Osimhen… Dikur kishte lajme të vërteta!” – Tha ai.
Kujtojmë që Osimhen nuk po kalon ditë të mira te Napoli. Nisja e dobët e sezonit, humbja e disa rasteve apo penalltisë ndaj Bolognas, ka shtuar pakënaqësinë te tifozët kampionë të Italisë.
Stavo “concretamente pensando” di rispondere a questa persona ma poi ho letto che scrive fake news su Osimhen da mesi…
C’erano una volta le notizie!⛔️ #stopfakenews #DAZNMERCATO https://t.co/sjVOkjSMae
— Roberto Calenda (@RobertoCalenda) October 10, 2023
(J.S/)
