Mon, May 11, 2026

Pësoi dëmtim ndaj Kukësit, blutë në pritje të rikuperimit të mesfushorit

Pësoi dëmtim ndaj Kukësit, blutë në pritje të rikuperimit të mesfushorit
  • PublishedOctober 10, 2023

Pas tri ditëve pushim, Dinamo kthehet sot në fushë për të rifilluar stërvitjen. Stafi teknik dhe lojtarët kanë gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar për ndryshimin që duhet të bëjnë, pasi ndërprerja e kampionatit ua jep këtë mundësi.

Po ashtu, jep edhe mundësinë e rikuperimit të lojtarëve me probleme fizike. Është rasti i mesfushorit Fatjon Andoni, i dëmtuar që në ndeshjen me Kukësin dhe që ende nuk është rikuperuar 100%, por që me siguri do të jetë gati ndaj Teutës. Është një lojtar, nga i cili Dinamo pret shumë, falë eksperiencës së gjatë dhe kualitetit që ka.

Andoni, që gjithë karrierën e ka pasur në futbollin grek, është një nga blerjet më të shtrenjta të Dinamos. Klubi pret që ai të bëjë liderin në fushë me aftësitë dhe temperamentin që ka. Me të në fushë shpresohet shumë se skuadra do të jetë më agresive dhe më kërkuese. Për ndeshjen me Teutën kthehen nga skualifikimi mesfushori Gudiabi dhe sulmuesi Zabërgja, të cilët munguan ndaj Egnatias. Për shkak të kartonit të kuq të marrë në Rrogozhinë mungon në ndeshjen e radhës në kampionat Blend Krasniqi. PanoramaSport

AlbaniaWeb.net