Tue, Jan 27, 2026

Me preje thike në qafë e shpinë, 37-vjeçari përfundon në spital

Me preje thike në qafë e shpinë, 37-vjeçari përfundon në spital
  • PublishedOctober 14, 2023

Një 37-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Sarandës ditën e sotme pasi ka marrë plagë të shumta thike në trup.

Mësohet se ai është plagosur me thikë në qafë, shpinë dhe duar, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalitë të Sarandës.

Raportohet se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike, si edhe ka precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së tij.

AlbaniaWeb.net