Fri, May 9, 2025

Babai vret vajzën, më pas tenton t’i japë fund jetës

  • PublishedOctober 25, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Selanik, babai vra vajzën e tij.

Sipas informacioneve të ELAS-it, 42-vjeçarja është gjetur e pajetë pasditen e djeshme nga vëllai i saj brenda shtëpisë së saj në Sykies.

Menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë vëllai ka njoftuar autoritetet. Një ekspert mjekësor mbërriti në vendngjarje dhe konstatoi se vdekja e saj ishte asfiksi.

Menjëherë nisën hetimet për gjetjen e babait të saj 69-vjeçar, i cili u gjet me një plagë të rëndë në bark në shtëpinë e tij në Toumba.

Dyshohet se ai u përpoq të vriste veten pas krimit, u dërgua me ambulancë në spital ku qëndron nën roje.

Hetimet paraprake për ngjarjen tragjike po kryhen nga Drejtoria e Sigurimit të Selanikut.

AlbaniaWeb.net