Mon, Nov 24, 2025

Defekt në motor, avioni Tiranë-Bolonjë detyrohet të ulet urgjentisht në Bari

Defekt në motor, avioni Tiranë-Bolonjë detyrohet të ulet urgjentisht në Bari
  • PublishedNovember 3, 2023

Një avion i linjës  Tiranë-Bolonjë, ka bërë ulje emergjente në Bari për shkak të një defekti në motor.

Avioni ka pësuar defekt ndërsa ishte në fluturim në njëmbëdhjetë mijë metra mbi detin Adriatik, në lartësinë e Gargano.

Avioni që u nis nga Tirana në orën 12, ka bërë ulje emergjente rreth orës 13:12 në Bari. Avioni u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur. Por fatmirësisht nga problemi nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.

Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje.

AlbaniaWeb.net