Thu, May 7, 2026

Shpërthen qendra e emigrantëve në Itali, ka fëmijë të plagosur

Shpërthen qendra e emigrantëve në Itali, ka fëmijë të plagosur
  • PublishedNovember 11, 2023

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një ndërtesë dykatëshe në Itali, objekt i cili përdoret për pritjen e emigrantëve.

Ngjarja ka ndodhur në San Lorenzo në zonën e Viterbos, nga informacionet e para në ndërtesë ndodheshin 30 persona.

Nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur të paktën 12 persona, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalet e zonës.

Mes të plagosurve ka dhe fëmijë por numri i tyre nuk dihet ende.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile.

Arsyet e shpërthimit mbeten ende të paqarta.

AlbaniaWeb.net