Thu, May 7, 2026

Federata e futbollit të Ganës: Dwamena i shërbeu vendit tonë, ngushëllime familjes

Federata e futbollit të Ganës: Dwamena i shërbeu vendit tonë, ngushëllime familjes
  • PublishedNovember 11, 2023

Futbollisti i Egnatias Raphael Dwamena ndërroi jetë ditën e sotme, gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Partizanit. Sulmuesi ra pa ndjenja në fushë, gjatë zhvillimit të pjesës së parë.

Dwamena, ka luajtur edhe për Ganën, ku në 8 ndeshje kishte shënuar 2 gola. Menjëherë pas lajmit të trishtë, Federata e futbolint në Ganë ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar të dëgjojë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Rafael Dwamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë,” shkruan Federata.

Presidenti i Federatës së Ganës, Simeon Okraku u shpreh:

“Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën. Ky është një lajm i rëndë për t’u përtypur. Ngushëllimet  tona më të mira shkojnë për familjen në këtë moment. Zoti i Madhërishëm i dhëntë prehje të qetë.”