Sylvinho para ‘finales’: Kombi përfaqësohet me zemër
Në reportazhin e UEFA-s për Kombëtaren, trajneri Sylvinho ka thënë se duhet që besimi te lojtarët të jetë i madh, duke sjellë më pas edhe frytin e punës në fushë.
“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin.”, tha fillimisht trajneri.
Më pas ai u ndal edhe te besimi që ka te lojtarët e tij, duke thënë se është grupi ai që të jep rezultat.
“Guardiola dhe Wenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”, tha Sylvinho.