Fri, May 2, 2025

Makinat bëhen copë-copë në Fier, 3 ambulanca në vendin e ngjarjes, detaje…

  • PublishedNovember 19, 2023

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme ne aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe disa të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe 3 ambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit rajonal të Fierit.

AlbaniaWeb.net