Mon, Nov 24, 2025

Kokaina me vlerë 2.2 mln euro në Mal të Zi, korrieri hyri nga Shqipëria, destinacion Franca

Kokaina me vlerë 2.2 mln euro në Mal të Zi, korrieri hyri nga Shqipëria, destinacion Franca
  • PublishedNovember 20, 2023

Mësohet se 18 pakot me kokainë që u zbuluan më 16 nëntor në Mal të Zi fillimisht kanë qenë brenda territorit të Shqipërisë, ndryshe nga sa është raportuar e anasjellta në fillim.

Makina tip “BMW” e Arvid Halilit nga Shkodra, i arrestuar nga policia e Malit të Zi, ka mundur të kaloj në pikën kufitare të Muriqanit.

Destinacioni i tij final ishte Parisi dhe vlera në tregun atje do të shkonte në rreth 2.2 milionë euro për lëndën narkotike.

Dyshimet e hetuesve janë se kjo sasi kokainë ka mbërritur në vendin tonë përmes portit të Vlorës ose Durrësit, me origjinë nga vendet e Amerikës Latine.

Arvid Halili rezulton korrier i një prej klaneve shqiptar të transportimit të drogës, por nuk përjashtohet mundësia që këtë herë të ketë qenë i vetëm, edhe pse para hetuesve malazez nuk ka dhënë detaje.

Emri/ Kush është shqiptari që u kap me kokainë në “BMW” në Mal të Zi?

 

AlbaniaWeb.net