Mon, Nov 24, 2025

UEFA “mahnitet” nga festa e kombëtares

UEFA “mahnitet” nga festa e kombëtares
  • PublishedNovember 21, 2023

Kombëtarja kuqezi mbrëmë siguroi vendin e parë në grup pas barazimit me Ishujt Faroe dhe më pas ia la vendin festës në stadium. Koreografitë dhe mbështetja e tifozëve në stadium ishte e pakufishme.

Këngë, fishekzjarrë dhe duartrokitje për Sylvinhon dhe djemtë kuqezi që siguruan për herë të dytë një biletë për në Evropian. Festa tërhoqi edhe vëmendjen e UEFA-s që bëri një postim në rrjetet sociale. “Festimi me stil i Shqipërisë” shkruan UEFA referuar festës kuqezi.

AlbaniaWeb.net