Aksident fatal në Sarandë, makina fluturon nga rruga në përrua
Tre adoleshentë të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet benz kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Stajr-Bajkaj.
Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç. 14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas bluzave të bardha, ai është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë. Menjëherë pasi aksidenti ka ndodhur ambulancat e Sarandës kanë shkuar në vendngjarje.
