Tue, Nov 25, 2025

FOTO/ Aksident i rëndë, makina hedh në ajër të moshuarin

FOTO/ Aksident i rëndë, makina hedh në ajër të moshuarin
  • PublishedNovember 22, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Horgen të Zvicrës ku një 83-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë.

Gazeta “Blick” shkruan se 83-vjeçari është përplasur teksa po kalonte rrugën në këmbë dhe është hedhur disa metra larg.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e emergjencës kanë konstatuar vdekjen e 83-vjeçarit.

AlbaniaWeb.net