Wed, Sep 10, 2025

Partizani sjell risi në futbollin shqiptar, lojtarët me kamera në fushë

  • PublishedNovember 23, 2023

Partizani kërkon të fusë një tjetër risi në vendin tonë dhe ditën e djeshme e ka testuar për herë të parë.

 Tre lojtarë të të kuqve gjatë stërvitjes kanë pasur të instaluar në trup një kamera, e cila filmon dhe regjistron gjithë lëvizjet e lojtarit në fushë dhe komunikimet e tij.

Këto kamera kanë qëllim mediatik dhe komercial dhe mund të quhen një risi në vendin tonë, që i shërben televizionit të klubit dhe rrjeteve sociale.

Një risi e cila së fundmi po praktikohet dhe në vende si Spanja apo Anglia.

 

 

 

AlbaniaWeb.net