Wed, Sep 10, 2025

Një minutë heshtje në Rrogozhinë, Dwamena merr nderimet e fundit

  • PublishedNovember 23, 2023

Dwamena mori sot homazhet e fundit në stadiumin e Rrogozhinës.

Me lule në duar të parët që zbritën në fushë ishin presidenti i Egnatias, Demrozi, sëbashku me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama.

Homazheve ju bashkuan dhe lojtarët e ë dy ekipeve , në kujtim të sulmuesit ganez i cili ndërroj jetë tragjikisht pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak në fushën e lojës.

Me një minutë heshtje ekipet rifilluan lojën, ndërkohë tifozët mes lotësh i dhanë përshëndetjen e fundit djaloshit i cili do të mbetet përjetësisht në zemrat e tyre.

 

AlbaniaWeb.net