Wed, Sep 10, 2025

Rama e quan të paqartë vendimin e Kushtetueses për Xhaçkën

  • PublishedNovember 24, 2023

Në fund të muajit janar, shfuqizoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të bllokuar dërgimin për interpretim në këtë gjykatë të mandatit të deputetes , por 10 muaj më pas, këto vendime nuk janë zbatuar ende nga Kuvendi.

Kryeministri e quajti të paqartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke folur të premten në një konferencë për shtyp.

I pyetur nga BIRN se çfarë e pengonte mazhorancën që të çonte për interpretim në Kushtetuese mandatin e deputetes së PS-së, ai tha se “nuk më rezulton që ka një vendim të qartë dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë”.

Sipas kryeministrit, vendimi është i një natyre më ndryshe sesa një vendim i prerë i Gjykatës Kushtetuese.

Qëndrimi i Ramës është i ngjashëm me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca socialiste gjatë shqyrtimit të kësaj çështje në Kuvend.

Në fillim të korrikut, Këshilli i Legjislacionit, pasi i mbajti në shqyrtim për disa muaj këto vendime, doli me dy raporte për Kryetaren e Kuvendit, , si autoritet ligjor që do të vendosë për hapat e tjerë që do të ndjekë Kuvendi.

Raporti i mazhorancës i sugjeronte rikthimin e çështjes në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, ndërsa mendimi i pakicës sugjeronte ndjekjen e praktikës së mëparshme parlamentare për ta dërguar direkt në seancë për votim kërkesën e opozitës që mandati i Xhaçkës të shkojë për interpretim në Kushtetuese.

Në fund të shtatorit, Kryetarja e Kuvendit u justifikua me axhendën e ngjeshur në fillim të sesionit parlamentar. “Kryetarja e Kuvendit do të thërrasë së shpejti Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Inunitetit për ta shqyrtuar çështjen në frymën e vendimit të GJK-së,” tha shefi i saj i Kabinetit, Kosta Bajraba.

Me dy mocione të njëpasnjëshme në qershor dhe korrik të 2022, deputetët e opozitës kërkuan heqjen e mandatit të deputetes socialiste, por Këshilli i Mandateve pas disa muajsh debati doli me dy raporte dhe në nëntor 2022 mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese.

Gjykata e riktheu çështjen në Kuvend, duke e cilësuar antikushtetues vendimin e mazhorancës që bllokonte dërgimin e çështjes në Kushtetuese.

Mandati i Xhaçkës është vënë në pikëpyetje për shkak të përfitimit të bashkëshortit të saj, të statusit të investitorit strategjik për një hotel në Dhërmi si dhe shfrytëzimin e brigjeve përpara hotelit.

Ndërkohë para disa javësh, Prokuroria e Posaçme, SPAK, vendosi masën e sekuestros preventive mbi një sipërfaqe toke prej 5512 m2 në pronësi të Gaçit në bregdet, pasi dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme deri në fillim të shtatorit, kur kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e saj pa asnjë argumentim.