Wed, Sep 10, 2025

Harry Kane nuk ndalet, i dhuron një tjetër fitore Bayernit

  • PublishedNovember 24, 2023

Harry Kane vazhdon të bombardojë kundërshtarët me gola, në këtë rast dhe kritikët ndaj tij.

Shumë personazhe të botës së futbollit kishin dyshime për aftësitë e tij kur u transferua tek Bayern Munich, e megjithatë sulmuesi anglez ka vulosur një tjetër sfidë për të tijët.

Sot, në transfertën ndaj Koln, goli i Kane ishte i vetmi i sfidës, duke i mundësuar Bayernit që të merrte tre pikë të arta që e bëjnë të kalojë përkohësisht Bayern Leverkusen në majën e klasifikimit të Bundesligës.

Ky ishte goli i 18-të për sulmuesin në Bundesligë, dhe për më tepër vetëm në 12 ndeshje të luajtura.

Kjo ecuri lë pak vend për dyshime se Bayern ka gjetur një tjetër makineri golash.

AlbaniaWeb.net