Wed, Sep 10, 2025

Kukës, vështirësohet qarkullimi, probleme në Rrugën e Kombit

  • PublishedNovember 25, 2023

Reshjet e dëborës në Qarkun e Kukësit po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Një situatë e cila po vështirëson jo pak qarkullimin e automjeteve kryesisht në Rrugën e Kombit.

Borëpastrueset janë duke punuar me intensitet në këtë aks rrugor për të lehtësuar sa më shumë lëvizjen e makinave.

Shoferëve i është kërkuar të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e duhura, pasi reshjet e dëborës pritet të shtohen.

 

Dëbora mbulon Kukësin, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

AlbaniaWeb.net