Wed, Sep 10, 2025

U përfol se Leo Messi tradhtoi bashkëshorten, reagon mikesha e tyre

  • PublishedNovember 26, 2023

Ditët e fundit, në rrjet është përfolur për një tradhti të futbollistit Leo Mesi ndaj bashkëshortes së tij, Antonella Roccuzzo, me një gazetare argjentinase.

Pas këtij lajmi, Leo Messi bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre kanë publikuar foto në Disney World, duke deklaruar se asgjë nga ato se çfarë përflitet nuk është e vërtetë.

Së fundmi ka reagur dhe mikja e ngushtë e Antonella Roccuzzo, Daniela Sheman. Ajo është bashkëshortja e futbollistit Cesc Fabrengas, njëkohësisht mik me Leo Messin, e cila ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se mund të ketë një ndarje të mundshme të çiftit.

Ajo ka komentuar në rrjetet sociale: “Çfarë publikimi që nuk ka kuptim dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.