Thu, Sep 11, 2025

Izraeli vret një nga komandantët më të lartë të Hamasit

  • PublishedNovember 26, 2023

Hamasi njoftoi sot se njëri prej komandantëve të tij më të lartë është vrarë në luftë me Izraelin.

 Njoftimi për vdekjen e Mahmed al-Ghandour,erdhi pa treguar se kur dhe ku u vra ai.

Al-Ghandour ishte anëtar i lartë i grupit të armatosur dhe komandanti kryesor i Hamasit në veri të Rripit të Gazës. Ai u kishte mbijetuar së paku tri tentimeve të Izraelit për ta vrarë atë prej vitit 2002.

Ndërkohë, armëpushimi i brishtë katër-ditor mes Hamasit dhe Izraelit vazhdoi në ditën e tretë të tij të dielën, pasi grupi radikal i liroi edhe 17 pengje të shtunën vonë, në këmbim të 39 të burgosurve palestinezë.

Këmbimi i pengjeve me të burgosurit u krye në orët e vona të së shtunës, pas vonesave disa orëshe, për shkak se Hamasi e akuzoi Izraelin e se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

AlbaniaWeb.net