Wed, Jul 9, 2025

Tronditet Franca, babai vret 3 vajzat

  • PublishedNovember 26, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Babai ka vrarë 3 vajzat e tij përkatësisht 4,10 dhe 11 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Parisit.

Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje.

Pas krimit të rëndë, ka qenë  vetë babai i vajzave që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij.

Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.

AlbaniaWeb.net