Papritur, Azemi nuk ndjen më asgjë për Albën, por si reagoi ajo?
Ndonëse është përpjekur shumë për t’ja fituar zemrën, Azemi papritur thotë se nuk ndjen më asgjë për Albën. Pak para se të fillonte spektakli i mbrëmjes së sotme në ‘Big Brother Vip Kosova’, Azemi i thotë Albës se nuk ndjen më gjë për të, teksa ishin duke u bërë gati. Kjo e fundit, ndonëse e gjeti të papritur këtë deklaratë tha se po e priste.
“Dytë jemi të mirë. Nuk jam xheloz sepse më nuk ndjej asgjë”, ia ktheu Azemi.
Pas kësaj deklarate, Alba u shpreh se është e lumtur për vendimin e tij, teksa iu drejtua: “Shyqyr o Zot”.
Më herët, Alba ka theksuar se nuk mund të ketë diçka më shumë se shok me Azemin, pasi nuk ndjen gjë për të. Kujtojmë se edhe dy djem të tjerë në shtëpinë e famshme, Lumbardhi dhe Blerando kanë shprehur dëshirën për ta njohur më tepër Albën por kjo e fundit ka dhënë të njëjtën përgjigje: Ju shoh thjesht si shokë.