Thu, Sep 11, 2025

Kryebashkiaku i New Yorku-ut uron shqiptarët për Pavarësinë

  • PublishedNovember 28, 2023

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Erik Adam ka uruar sot Shqiptarët për festën e Pavarësisë.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.

Në fund të postimit ai ka shkruar “Gëzuar Festën  E Pavarësisë Shqipëri” duke e mbyllur urimin.

AlbaniaWeb.net